Shkolla e Magjistraturës, më datë 30 janar 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Hartimi i planit hetimor dhe orientimi i hetimeve. Strukturimi i veprimeve hetimore dhe qëllimit final të akuzës", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspert: Arqilea Koça dhe Ylli Pjetërnikaj
Lehtësues: Florin Demollari
Qëllimi i këtij trajnimi është:. Kuptimi i planit hetimor dhe zbatimi i tij në praktikë, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efiçensës së hetimeve paraprake.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Drejtimi dhe menaxhimi i hetimeve paraprake nga prokurori. Kuptimi i planit hetimor dhe metodologjia e hartimit të tij. Analiza e rastit. Formulimi i hipotezave. Pista e hetimeve (drejtimet e planit);
- Roli i prokurorit në strukturimin e veprimeve hetimore. Orientimi i prokurorit për oficerët e policisë gjyqësore në kryerjen e hetimeve. Akuza dhe qëllimi final i saj;
- Tipologjia e veprimeve hetimore. Standardet e ligjshmërisë. Teknikat sipas veprave penale. Menaxhimi i dëshmitarëve. Ekspertimet;
- Drejtimi aktiv i hetimeve paraprake. Koordinimi i grupit hetimor. Reagimi ndaj zhvillimeve. Bashkëpunimi ndërinstitucionale dhe ndërkombëtar;
- Analiza e provave. Formulimi i akuzës. Akti i akuzës;
- Roli i gjyqtarit të hetimeve dhe seancës paraprake. Orientimi i hetimeve prej tij;
- Kërkesat e prokurorit përpara gjyqtarit gjatë hetimeve paraprake;
- Orientimi i gjyqtarit të seancës paraprake për plotësimin e hetimeve paraprake. Mundësia e ribërjes së veprimeve hetimore;
- Rastet e urdhërimit nga gjyqtari i seancës paraprake që prokurori të formulojë akuzë dhe të paraqesë kërkesë për gjykimin e çështjes.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës